Termat dhe kushtet e ofrimit te sherbimeve postare.
- 1. Formulari shoqërues i dërgesës i Intex Courier (IC) është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular është plotësuar nga ai ose nga IC për llogari të tij. Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon kushtet e transportit të Intex Courier.
- 2. Dërguesi garanton që: Çdo zë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin. Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit. Objekti që dërgohet është i ambalazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurtë i tij. Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.
- 3. Intex Courier ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin, të cilin e merr përsipër të dorëzojë. Intex Courier, gjithashtu, ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.
- 4. Intex Courier ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhen.
- 5. Intex Courier kryen dërgesa me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e marrësit, për çfarëdo arsye, apo edhe në rast se dërguesi merr përsipër pagesën ndaj Intex Courier.
- 6. Intex Courier kryen shërbimet e “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi). Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular.
-
7. Bazuar në Nenin 9, përgjegjësia e Intex Courier për çfarëdo humbje ose dëmtim të dërgesës (dokumente ose objekte), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:
a) deri në shumën 3000 Lekë për dokumente dhe deri në shumën 10.000 Lekë për objekte,
b) në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumentet ose objektet e siguruara,
c) në vlerën reale* të dokumenteve ose objekteve, pa u marrë parasysh përdorimi tregetar ose vlera e veçantë e tyre për dërguesin, marrësin ose personin e tretë. Sa thamë më sipër është e vlefshme edhe për dërgesat me vlerë të deklaruar kur janë të siguruara. Çdo transportim ndërkombëtar udhëhiqet nga kushtet dhe kufizimet e konventave ndërkombëtare VMR, Varshavës, COTIF-CIM që janë në fuqi.
- 8. Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve më të cilën bashkëpunon Intex Courier. Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10’000 Lekë, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë.
-
9. Intex Courier bën çdo përpjekje dhe ndërmer çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht:
a) Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të keqija atmosferike, vonesë e mjeteve te transportit etj.)
b) Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.
c) Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçante, ndryshim ose shkatërrim.
- 10. Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat qëndrore të Intex Courier ose në agjencinë më të afërt të saj, ditën e marrjes së dërgesës nga Intex Courier.
- 11. Intex Courier nuk merr përsipër dërgimin dhe transportimin e objekteve postare kur ky transportim është në kundërshtim me ligjin ose ka të bëjë me objekte që nuk i pranon për dërgim IATA. Në çdo rast ajo nuk merr përsipër kryerjen e transportit të parave. _______________________
* Vlera reale konsiderohet: a) për dokumentet kostoja e përgatitjes, e zëvendësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit, b) për objektet- kosto e riparimit, zëvendësimit ose blerjes së tyre (në gjendjen që kishin gjatë marrjes në dorëzim).
Si të ankohemi për zbatimin e kushteve kontraktore për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike?
në kushtet kontratës së pajtimit përcaktohen mënyra dhe procedura për ankesat, ku jepen numrat e telefonit, adresat dhe kontaktet për kujdesin me klientët. Ju keni të drejtë të ankoheni apo të kërkoni sqarime tek ofrouesi i shërbimit. Në rast se nuk jeni të kënaqur me sqarimet e dhëna nga operatori me anë të telefonit apo mjeteve të tjera elektronike, ju mund të ankoheni me shkrim tek ofruesi i shërbimit.
Faza e dytë – ankesa me shkrim
Ju duhet t’i drejtoni një ankesë me shkrim ofruesit të shërbimit të Internetit brenda 15 ditëve nga:
marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar; ose nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar.
Me marrjen e ankesës, ofruesi i shërbimit të Internetit, duhet të verifikojë shumën e faturuar dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara, dhe pas verifikimit, t’ju konfirmojë ose t’i korrigjojë ato.
Ofruesi i shërbimit duhet t’ju dorëzojë përgjigjen me shkrim, jo më vonë se 15 ditë nga marrja e ankesës.
Nëse nuk jeni dakord me përgjigjen me shkrim të ofruesit të shërbimit, ju mund të filloni një procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në AKEP, ose mund ta paraqisni rastin para gjykatës.
Faza e tretë – zgjidhja e mosmarrëveshjes në AKEP
Pas marrjes së përgjigjes nga ofruesi i shërbimit lidhur me ankesën, nëse nuk jeni dakort, mund të kërkoni zgjidhjen e mosmarrëveshjes në AKEP, brenda 15 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim.
Kërkesa paraqitet me shkrim dhe duhet të përmbajë fakte dhe prova, në të cilat është bazuar.
Forma e paraqitjes së kërkesës me shkrim, “Formulari sipas Aneks 1” i cili gjendet si pjesë e Rregullores nr. 29, datë 29.05.2013 “Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet pajtimtarëve dhe sipërmarrësve të komunikimeve elektronike” e cila mund të gjendet
Kërkesa dërgohet me postë ose dorazi në adresën:
Rruga “Reshit Çollaku”
Tiranë, Shqipëri
Kërkesës duhet t’i bashkëlidhni:
a) të dhënat që shërbejnë për identifikimin dhe adresën tuaj;
b) të dhënat që shërbejnë për identifikimin e ofruesit të shërbimit;
c) objektin e kërkesës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes;
d) parashtrimin e pretendimeve dhe kundërshtimeve ndaj përgjigjes së ofruesit të shërbimeve lidhur me ankimin.
Në përfundim të procedurës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, AKEP del me një rekomandim me shkrim se si duhet të zgjidhet mosmarrëveshja.
Në rast se rekomandimi nuk pranohet, secila nga palët mund të kërkojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes në gjykatën kompetente.